Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Shpëtim Idrizi: Çamët të papërfaqësuar për shkak të ndikimit grek (film)

Nga Ejona 0

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ishte sot i ftuar në Forumet UET, ku foli mbi situatën politike, avancimin e Çështjes Çame në agjendën politike e të tjera.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, fajëson drejpërdrejtë ndikimin grek në Shqipëri në diskriminim që i është bërë komunitetit çam qysh nga regjimi i Hoxhës deri më sot. Ai beson se është pikërisht shteti grek që ndikon në politikën shqiptare për të mos pasur përfaqësim të lartë politik dhe shtetëror të këtij komuniteti.

Nga viti 1960, ku për herë të parë shqiptarët e Çamërisë u stigmatizuan deri në margjinalizim, për shkak të nevojës që kishte diktatori Enver Hoxha që kjo shoqëri të mos kërkonte të drejtat e saj. Është momenti, kur Shqipëria doli nga Marëveshja e Varshavës, regjimi komunist i Shqipërisë ndihej më tepër i kërcënuar nga jugu i Shqipërisë, për shkak të Ligjit të Luftës midis Shqipërisë dhe Greqisë, për shkak të luftërave në kufi dhe pikërisht që ky komunitet të mos bënte atë që po bën sot u mbajt në kufijtë e margjinalizimit. Deri para katër vitesh në administratën e shtetit shqiptar nuk ka patur asnjë nga shqiptarët e Çamërisë të përfaqësuar dhe në mos gaboj para 3 ose 4 viteve ka qenë një zëvendësministër i Kulturës, zoti Abaz Hado.

Presioni Greqisë, duart e shtetit grek me prezencë kudo, mos harroni që deri para disa vitesh si rregull të gjithë reporterët e Shqipërsë në BE ishin grekë.

Kur për herë të parë një shqiptar i Çamërisë u bë nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë ne kemi një notë proteste zyrtare nga shteti grek. Imagjinoni deri ku shkonte arroganca dhe pretendimi! Padyshim që ne ndjejmë prezencën dhe presionin e shtetit grek karshi mazhorancave të sotme dhe të djeshme për prezencën tonë në qeveri. Gjithsesi, ne kemi qenë shumë të kujdesshëm dhe padyshim që kemi shkëmbyer forcën e kartonave dhe peshën e PDIU-së në vendimmarrje në avancimin e kauzave tona, të cilat mendoj se janë kauza të drejta dhe kjo është arsyeja pse, nëse para disa kohësh ishte e vështirë të flitej për Çështjen e Çamërisë në tryezë midis palëve, sot jemi në një moment tjetër, kur të gjitha forcat politike Çështjen Çame e kanë në program. Për herë të parë kjo qeveri e bëri pjesë të programit qeveritar, është në dosjen diplomatike midis çështjeve që duhen diskutuar, por fatmirësisht është bërë pjesë e agjendës së Brukselit si nevojë për t’u ulur në tryezë për një çështje serioze e cila nuk  mund të anashkalohet më.”

/mapo.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej