Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Shpërthimi i tritolit në Shkodër, policia jep detaje: Dyshohet për shkak të borxheve

Nga Klodiana 0

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku garazhi në pronësi të shtetasit Sadetin Kiri është shpërthyer me tritol.

Policia bën me dije se nga shpërthimi në garazhin e 62-vjeçarit ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që theksohet se banesa e tij ndodhet pranë këtij objekti. Dyshohet se shkak për ngjarjen janë konfliktet e djalit të 62-vjeçarit për shkak të borxheve.

Informacioni paraprak
Me date 13.02.2018, ora 23:50, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Salo Halili”, është vendosur lëndë plasëse, në qepenin e garazhit të banesës trekatëshe, në pronësi shtetasit S. K. 62 vjeç, nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Nga verifikimet e para rezulton se shkak i kësaj ngjarje janë konfliktet për shkak të borxheve që shtetasi F. K. u ka personave të ndryshëm. Shtetasi F. K është i biri i shtetasit S.K.

Janë shoqëruar gjithsej 8 persona të cilët po pyetën në lidhje me ngjarjen. Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes.

Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej