Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Shpërblim 130 mijë euro për serbët, nëse mundin Skënderbeun

Nga Klodiana 0

Skënderbeu pret Partizanin e Beogradit për të zhvilluar ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Europa League. Sfida do të luhet ditën e enjte, në orën 21:05, në “Elbasan Arena”.

Për futbollistët është përcaktuar një shpërblim prej 130 mijë eurosh në rast fitoreje ndaj skuadrës së Ilir Dajës.

Sfida me Skënderbeun është vlerësuar në maksimum nga trajneri i Partizanit të Beogradit, Miroslav Djukiç, sipas të cilit është përcaktuese edhe për fatet e grupit B.

“Është një ndeshje me shumë peshë, pasi do të shohim sesi do të jetë situata e grupit. Nuk do të jetë e lehtë të fitojmë të dyja ndeshjet ndaj Skënderbeut, por në Elbasan do të shkojmë për të marrë fitoren. Në këtë përballje do të hedhim në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. Duhet të mendojmë pozitivisht, të jemi të përqëndruar gjatë të gjithë kohës dhe të luajmë pa frikë”, tha Djukiç para se të nisej nga Beogradi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej