Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Shpallet fituesi i koncesionit të parë për plehrat

Nga Media 0

Integrated Technologt Services, me administrator dhe ortak të vetëm Klodian Zoto dhe shoqërisë italiane Energy 2SRL do të administrojnë mbetejet në qarkune Fierit

 

plehratNdërkohë që kryeministri Rama vazhdon propagandën e tij në mbrojtje të ligjit të plehrave, është firmosur konçesioni i parë për administrimin e mbetjeve urbane në qarkun e  Fierit. Open Data Albania, ka publikuar vendimin  e Ministrisë së Mjedisit, ku pasqyrohet kontrata me konçesionarin që do të administrojë mbetjet në Fier. Është fjala për administrim e Mbetjeve urbane të qarkut Fier për prodhim Energjie dhe është  një bashkim operatorësh ndërmjet SHPK-së shqiptare Integrated Technologt Services, me administrator dhe ortak të vetëm Klodian Zoto dhe shoqërisë italiane Energy 2SRL që kanë fituar garën për kontratën koncesionare.

Open Data sqaron se APP nuk ka njoftuar ende mbi numrin e operatorëve konkurrues në garë dhe sistemin e vlerësimit. Po njësoj APP nuk ka njoftuar ende cili është raporti i posedimit të drejtave të kontratës ndërmjet dy kompanive pjesë e bashkimit të operatorëve fitues.

Ky koncesion është shpallur nga Ministria e Mjedisit në datën 18 korrik 2016. Ministria e Mjedisit ka startuar garën me prokurim për kontratë koncesionare, bazuar në Urdhër (ministri), nr 751, datë 25. 11. 2015 Urdhërit nr. 751, datë 25.11.2015 “Për ngritjen e komisionit për dhënien me koncesion/partneritet publik privat me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”.

open-data

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej