Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Shoqërohet nga policia “arbitri” që i bëri “gjëmën” Luftëtarit

Nga Media 0

Quhet Gerti Memisha. Ndoshta është nisur për të ndihmuar ekipin e vendlindjes, Luftëtarin, por ka bërë një veprim, i cili as më pak e as më shumë ka krijuar një precedentë të paparë ndonjëherë në futbollin shqiptar. Bëhet fjalë për një të ri nga Gjirokastra, që si për ironi të fatit është vetë gjyqtar, teksa arbitron në Kategorinë e Dytë dhe futbollin e moshave.

I ndodhur në tribunën A, në minutën e 19-të, i ra bilbilit që mbante me vete, duke shkaktuar një katrahurë të vërtetë në fushë. Nga ai moment erdhi edhe goli i avantazhit të Kukësit, shënuar nga Bakaj. Në një kohë që Beqiri dhe Guri e lanë aksionin për pozicion jashtë loje, nuk ishte e tillë, pavarësisht se një “profesionist” në tribunë kishte vërshëllyer.

Menjëherë pas këtij momenti,  Gerti Memisha është shoqëruar në komisariatin e Gjirokastër dhe ende nuk është liruar. Gjesti që bëri ka shkaktuar një dëm jo të vogël për skuadrën bluzi, por gjithsesi gjithçka pritet të sqarohet në orët në vijim. Një rast sa i precedentë, por edhe aq i veçantë. Ironia e fatit, i ndodh pikërisht një arbitri të kolegjiumit të Gjirokastrës.

/panorama.com.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej