Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Shoqëria shqiptare ka dështuar në përpjekjet e saj për t’u pastruar nga diktatura e komunizmit dhe nga pasojat e ’97-ës

Nga Klodiana 0

Nga Vjoldi Dani

I tronditur dhe i drobitur nga ajo që ndodhi në Selenicë të Vlorës sot më 10 gusht jo vetëm për shkakë të prejardhjes sime por edhe sepse njihja personalisht viktimat, njihja dhe vet mostrën që kreu këtë krim kaq të rëndë që kur ishte fëmijë të jepte përshtypjen e një personi me probleme dhe gjithmonë e izolonte veten nga pjesa tjetër e shoqërisë. Kasaphana e Selenicës tregues i qartë i një problemi të rrënjosur rëndë në shoqërinë shqiptare. Një problem që fillon nga viti i largët 1997 dhe ende nuk është zgjidhur ai i armëmbajtjes pa leje. Ky është një dështim i qartë i shtetit përgjatë këtyre 20 viteve, një mos aftësi e politikës shqiptare që të gjej një zgjidhje për këtë problem. Tragjedia që ndodhi në Resulaj të Selenicës, Vlorë është prova e qartë e një depresioni social që ka pushtuar Shqipërinë. Dështimi është i politikës sepse asnjëherë nuk ka menduar seriozisht për shoqërinë tonë ose më mirë le të themi që nuk ka qenë e interesuar që të kuptoj këtë problem por ka bërë “një sy qorr e një vesh shurdhë”. Por a është vërtet dështim vetëm i politikës? Unë mendoj se nuk është vetëm politika që ka dështuar, dështimi më i madhë është ai i shoqërisë tonë, shoqëria shqiptare ka dështuar në përpjekjet e saj për tu pastruar nga diktatura e komunizmit dhe nga pasojat e luftës civile të viti 1997. U duk qartë që ende mbas krimit njerëzit aty prezentë të intervistuar vazhdonin të thoshin që autori ishte një djalë i mirë dhe i urtë që nuk krijonte probleme, disa të tjerë nëpër komente në rrjetet sociale shkruanin se Mostra e Selenicës kishte një arsye të fortë që vrau 8 persona dhe plagosi disa të tjerë. Cila mund të ketë qenë arsyeja që të justifikojë këtë akt makabër? Nuk ka arsye, nuk duhet të ketë justifikim për këtë akt mostruoz. Problemi i vetëm jemi ne, është shoqëria jonë që nuk është në gjendje të izoloi këto qenie të shkruajtur “njerëz” që kanë kurajon dhe marrin jetë njerëzish. Problem nuk është vetëm politika por edhe shoqëria jonë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej