Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Shoqata për Mjedisin: Aeroporti i ri kërcënon zonën e mbrojtur Vlorë, ka impakt shkatërrues

Nga Media 0

Kreu i qeverisë Rama lajmëroi para pak ditësh se në qershor do të nisin punimet për aeroportin e Vlorës.

Shoqata e Mbrojtjes dhe Ruajtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri ka reaguar në lidhje me ndërtimin e aeroportit duke u shprehur se do të ketë impakt shkatërrues në ekosistem.

Ndërtimi i  tij në zonën e quajtur Akërni, e cila është në brendësi të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë- Nartë, do të ketë një impakt shkatërrues në këtë ekosistem.

Deklarata e plotë e shoqatës PPNEA:

Gjatë ditëve të fundit, në media, po qarkullon lajmi i ndërtimit të një aeroporti të ri në afërsi tëqytetit të Vlorës dhe pikërisht në zonën e quajtur Akërni, e cila ndodhet në brendësi të plotë të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë. Ndërtimi i një aeroporti të ri, është padyshim një lajm i përgëzueshëm dhe i mirëpritur për shumicën e publikut, megjithatë vendndodhja e propozuar e ndërtimit të këtij aeroporti është e papërshtatshëm dhe mjaft e dëmshme për natyrën dhe biodiversitetin e lartë të zonës.

Vjosë-Narta, përfaqëson një ndër zonat më të dalluara në vend përsa i përket vlerave të biodiversitetit, në veçanti atij avifaunistik. Kjo zonë, njihet ndërkombëtarisht si zonë e rëndësishme për Biodiversitetin në nivel Global; është pjesë e rrjetit Emerald të zonave me Rëndësi të Veçantë Ruajtje; është njohur nga BirdLife International si Zonë e Rëndësishme për Shpendët në nivel Global; është zonë nën vlerësim për rrjetin Natura2000 në Shqipëri dhe mbi të gjitha është pjesë e rrjetit kombëtar të Zonave të Mbrojtura.

Ndërtimi i një infrastrukture të tillë, kërcënon rëndë integritetin ekologjik të zonës si pasojë e tjetërsimit të habitateve gjatë fazës së investimit dhe shqetësimit gjatë fazës së operimit dhe është në kundërshtim me normat rregullatore e ligjore për zonat e mbrojtura. Bazuar në standarted dhe ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare për menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe zonave me vlera të larta natyrore, ndalohet ndërtimi i veprave të tilla të cilat kanë një impakt shkatërrues në ekosistem.

 I bëjmë thirrje institucioneve përkatëse për të ri-konsideruar vendin e përzgjedhur për ndërtimin e aeroportit dhe jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunimin tonë teknik dhe shkencor në vlerësimin e vendndodhjeve alternative të cilat nuk do të cenojnë integritetin e zonave të mbrojtura dhe do të rrjedhin nga një proces i përgjithshëm i konsultimit me publikun dhe palët e interesit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej