Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Shoqata “Çamëria”: Të shtunën të gjithë tek Rruga e Ambasadave

Nga 27.al 0

Deklarata e nënkryetarit të ShoqatësÇamëria”, Dritan Sejko:

Shoqata “Çamëria” u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në protestën që organizohet këtë të shtunë, ora 12:00, përpara Rrugës së Ambasadave në Tiranë.

Çështja Çame, marrëveshja e detit, varrezat e shqiptarëve që kanë rënë prej genocidit në Greqi dhe ruajtja e identitetit tonë kombëtar, shpikja e minoritetit në zonat thelbësisht shqiptare si Himara, duhet t’i bashkojnë të gjithë shqiptarët, pavarësisht qëndrimeve të klasës politike. Shqiptarët e Çamërisë janë pjesë krenare e kombit dhe si të pandashëm duhet të kthejmë përgjigje. Ne jemi për një marrëveshje të drejtë e që zgjidhin e qetësojnë problemet, e jo  që krijon probleme më të mëdha. Turpi do t’i mbulojë ata që mendojnë se mund të bëjnë marrëveshje për emrin e Çamërisë, apo që mendojnë se mund të bëjnë një marrëveshje pa reciprocitet, duke cënuar interesat kombëtare me marrëveshjen e detit, për kufijtë tokësorë, për ligjin e luftës, siç bën me ligjin për toponimet, me ligjin për minoritetet, apo me marrëveshjen e turpshme për varrezat, duke harruar që të paktën për palën shqiptare të vdekurit në tokën e tyre në Çamëri të kishin të njëjtën vlerë si ushtarët pushtues grekë.

Deklaratë e Shoqatës "Çamëria"

Deklarata e nënkryetarit të Shoqatës “Çamëria” Dritan Sejko: Shoqata “Çamëria” u bën thirrje të gjithë shqiptarëve patriot dhe shoqërisë civile të bashkohen në protestën që organizohet këtë të shtunë, ora 12:00, përpara Rrugës së Ambasadave në Tiranë.Çështja Çame, marrëveshja e detit, varrezat e shqiptarëve që kanë rënë prej genocidit në Greqi dhe ruajtja e identitetit tonë kombëtar, shpikja e minoritetit në zonat thelbësisht shqiptare si Himara, duhet t’i bashkojnë të gjithë shqiptarët, pavarësisht qëndrimeve të klasës politike.Shqiptarët e Çamërisë janë pjesë krenare e kombit dhe si të pandashëm duhet të kthejmë përgjigje.Ne jemi për një marrëveshje të drejtë e që zgjidhin e qetësojnë problemet, e jo që krijon probleme më të mëdha.Turpi do ti mbulojë ata që mendojnë se mund të bëjnë marrëveshje për emrin e Çamërisë, apo që mendojnë se mund të bëjnë një marrëveshje pa reciprocitet, duke cënuar interesat kombëtare me marrëveshjen e Detit, për Kufijtë tokësorë, për ligjin e luftës, siç bën me ligjin për toponimet, me ligjin për minoritetet, apo me marrëveshjen e turpshme për varrezat, duke harruar që të paktën për palën shqiptare të vdekurit në tokën e tyre në Çamëri të kishin të njëjtën vlerë si ushtarët pushtues grekë.Çamëria nuk negociohet as nga ju e as nga shtetarët e përkohshëm sepse Çamërinë , Detin, Tokën, Varret, Kufijtë dhe Shqipëria, nuk janë pronë asnjë qeverie. Ato janë amanet, janë identiteti ynë, e ne me dinjitet kemi veç një mundësi t’ia lemë brezave .Ne kemi vec nje Atdhe!Çështja Çame është e gjallë dhe më e fortë se kurrë. Ajo mund të shuhet, vetëm kur të zgjidhet njëherë e mirë me kthimin tonë, të gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar, në trevat e përçunduara nga zervistët dhe neofashistët e vendit fqinj.Fyerjet e vazhdueshme të elitës politike dhe shtetërore greke kundër shqiptarëve nuk mund të lejohen më.Prandaj, ne sot i bëjmë thirrje çdo shqiptari, nga të gjitha trevat, shoqërisë civile ti bashkohen protestës tonë, ditën e shtunë, në orën 12.00, pranë memorialit të Adem Jasharit, heroit legjendar të trevave tona veriore, që për krenarinë, për ruajtjen e vlerave të identitetit kombëtar, të jemi me një zë të fortë kundër të gjithë atyre, që duan të na nëpërkëmbin, për të treguar që ky vend ka Zot dhe t’i japim një mesazh të qartë kujtdo që mendon se mund të na heshtë, në të drejtat tona kombëtare në trevat tona jugore! Ne kemi veç një Atdhe!Rroftë Çamëria

Posted by Shoqata Patriotike Çamëria on Tuesday, February 20, 2018

Çamëria nuk negociohet as nga ju e as nga shtetarët e Përkohshëm, sepse Çamërinë, detin, tokën, varret, kufijtë dhe Shqipëria, nuk janë pronë asnjë qeverie. Ato janë amanet, janë identiteti ynë, e ne me dinjitet kemi veç një mundësi t’ia  lemë brezave.

Ne kemi veç një Atdhe!

Çështja Çame është e gjallë dhe më e fortë se kurrë. Ajo mund të shuhet, vetëm kur të zgjidhet njëherë e mirë me kthimin tonë, të gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar, në trevat e përçunduara nga zervistët dhe neofashistët e vendit fqinj. Fyerjet e vazhdueshme të elitës politike dhe shtetërore greke kundër shqiptarëve nuk mund të lejohen më. Prandaj, ne sot i bëjmë thirrje çdo shqiptari, nga të gjitha trevat, shoqërisë civile t’i bashkohen protestës tonë, ditën e shtunë, në orën 12.00, pranë memorialit të Adem Jasharit, heroit legjendar të trevave tona veriore, që për krenarinë, për ruajtjen e vlerave të identitetit kombëtar, të jemi me një zë të fortë kundër të gjithë atyre, që duan të na nëpërkëmbin, për të treguar që ky vend ka Zot dhe t’i japim një mesazh të qartë kujtdo që mendon se mund të na heshtë, në të drejtat tona kombëtare në trevat tona jugore!

Ne kemi veç një Atdhe!

Rroftë Çamëria!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej