Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Shoku Lisenko!

Nga 27.al 0

“Ju bëni tuajën, ne do bëjmë tonën. Ne kemi fondet. Të shohim kush do të fitojë.”

Ky është kërcënimi, për të cilin mbahet mend Lisien Bashkurti, nga studentët e dhjetorit ‘90. Kishte tentuar t’i blinte në ato ditë të para të lëvizjes demokratike. Lisieni ishte ngarkuar nga udhëheqësi komunist Ramiz Alia, të ndalte studentët, të cilët me sa duket po bëheshin pengesë për zbatimin e projektin të “demokracisë” ashtu siç donte elita komuniste.

Kur Lisieni pa se studentët po i largoheshin urdhrit të Ramizit, por edhe të Sali Berishës, hyri në lojë duke tentuar të blejë kryesuesit e tyre. Iu kishte afruar fonde, makina, zyra luksoze, para e udhëtime jashtë shtetit, vetëm që ata të zbatonin vijën e partisë. Ja si e përshkruan Fevziu si student dhjetori, takimin me shokun Lisien Bashkurtin në shkurt 1991. Në atë kohë ishte sekretar i parë i Bashkimit të Rinisë së Punës.

lisieni

Ju jeni djemtë më të mirë që kam njohur.”

Nisi të flasë për riorganizimin e BRPSH-së, për dëshirën e tij të mirë ndaj të ardhmes së rinisë, për fondet e fuqishme që gëzonin dhe për një udhëtim që nga fillimi i qershorit, disa studentë do të bënin në Zvicër. Pastaj foli për shoqatën, për dëshirën që edhe ajo të ingranohej në strukturat e KQ të BRPSH-së. Ishte një marrëveshje e qartë. Ne do të funksiononim brenda BRPSH-së për ta bërë atë të pranueshëm tek studentët, ndërsa ata do të na ofronin në këmbim të kësaj mjete të fuqishme financiare, zyra, makina, e madje më të lakmueshmin, një udhëtim jashtë shtetit”, shkruan Blendi Fevziu, tek libri i tij “Pjedestale pa statuja”.

Është një bisedë që e konfirmojnë shumë studentë dhjetori. Ja kështu mbahet mend shoku Lisien në ato ditë të para të Shqipërisë pluraliste.

Megjithëse ishte në grupin e njerëzve kryesorë të piramidës së diktaturës komuniste, si shumë të tjerë, Lisieni nuk pësoi as gjënë më të vogël. Përkundrazi, e vazhdoi karrierën e tij në qeverisjen e Berishës. Pas vitit 1992, Lisieni ishte një zyrtar i rëndësishëm në Ministrinë e Jashtme, sepse Berisha i la vendin që i “takonte”. E emëroi ambasador në Hungari e më pas edhe në Shtetet e Bashkuara. Pasi Berisha u largua nga pushteti, në vitin 1997, shoku Lisien vazhdoi karrierën në “elitën” e diplomacisë më gjithfarëlloj marifetesh duke ngritur shoqata e akademira për të vjelë fonde nga të tëra anët e për të mbijetuar si një vemje e mbetur nga sistemi i kaluar. Ndërkohë, shfaqej si berishist. Por, ky i fundit nuk e përfilli shumë në vitin 2005, kur u rikthye në pushtet dhe Lisieni i ktheu sytë nga kurbeti. Nisi të merret me gjëra “të mëdha”. Për disa kohë ishte pjesë e “Aleancës Kuqezi”. Iku prej andej, pasi ra edhe “shkëlqimi” i kësaj organizate.  Në vitin 2015 u zgjodh sekretar i përgjithshëm i kësaj shoqatës që shpalli “pavarësinë” e Çamërisë me një tas pilaf… në përpjekje për të shtrirë “influencën e tij përtej kufinjve.

Ndërkohë në atdhe, shoku Lisien i vardiset çdo lloj zyrtari për të kapur ndonjë kockë, ashtu siç është mësuar. Ka disa kohë që i është vardisur kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. I lutet ta marrë këshilltar në Parlament duke i premtuar se prej atij momenti, Meta do të shkëlqejë si yll i ndritur, ashtu siç shkëlqenin udhëheqësit komunistë, në kohën kur Lisieni me shokë bënin propagandën.

Kemi parë në media disa artikuj me servizilëm deri në neveri ndaj kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Ja se i përshkruan shoku Lisien, rolin e madhërishëm të kryeparlamentarit në diplomaci:

takimi-ramiz

Në këtë rol të ngritur e dinamik të diplomacisë parlamentare të Shqipërisë meritën kryesore e ka Kryeparlamentari Ilir Meta. Natyrisht, përvoja e Metës si ministër i jashtëm nga më të suksesshmit të tranzicionit shqiptar, ka luajtur rol të rendësishëm. Por edhe vetë profili i Metës ka format diplomati. Natyra e qetë, artikulimi i qartë kombëtar e ndërkombëtar, komunikimi i thjeshtë publik e mediatik, aftësitë profesionale negociuese, kultura protokollare e ceremoniale e bëjnë Kryeparlamentarin Meta një diplomat të spikatur në krye të Parlamentit të Shqipërisë”.

Shoku Lisien, si të tjera vemje që na kanë mbetur trashëgimi nga sistemi komunist, e gjen në çdo zyrë ministrie, partie e shoqate. Shokun Lisien e gjeni kudo, por ka shumë pak gjasa ta gjeni esëll, sepse shoku Lisien e ka alkolin bashkëudhëtarin më besnik të ditëve të tij.

Tani ja dhe fasada e Kongresit të Rinisë Komuniste, ku merr udhë e shkëlqen karriera e shokut Lisenko, se kështu quhej me përkëdheli nga udhëheqja. Ashtu e kishte emrin një hero sovjetik… dhe Lisieni ia kërkoi udhëheqjes ta thërrisnin kështu, LISENKO… Ja atje diku në këtë foto është shoku Lisenko, në krah të udhëheqësit…

kongresi

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>