Murteza Ahmadi, fëmija 5 vjeccar, i bërë i famshëm nga një foto që u bë virale në internet pasi vishte si fanellë një qese me mbishkrimin Messi, pasi ka marrë më në fund bluzën origjinale të idhullit të tij, i është dhuruar dhe një mundësi tjetër për shkak të famës së papritur. Federata e Futbollit afgane ka vendosur që t’i japë mundësinë vogëlushit që të stërvitet me kombëtaren e të rinjve. Në ditët e ardhshëm, data nuk është komunikuar akoma, është parashikuar takimi i shumëpritur me “Pleshtin” e Barcelonës dhe kombëtares argjentinase.
Chelsea e detyruar të shesë/ Lista ka 5 emra, mes tyre dhe Broja –
Shpenzimet e shumta të Çelsit në merkatot e fundit duket se do i kushtojnë shumë klubit londinez, i cili është...