Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Shoku Damian dhe shoku Arben të presin, vetëm kur i zë derën

Nga 27-shi 0

Lajmi i ditës është që ministri i Ekonomisë, Damian Gjiknuri dhe ai i Financave, Arben Ahmetaj i pritën naftëtarët e Ballshit dhe i përcollën me shpresa që nesër e kapin ndonjë lek.

Bnë të njëjtën gjë me qytetarët e Zharrëz. Gjindja niset në këmbë me shi, diell, ftohtë e vapë dhe sa mbërrin në ministri e pret buzagaz shefi.

Përse duhet pritur që të bëjnë këmbët gjak këta njerëz për një hall që ka 14 muaj që ta thonë me letra, peticione, ankesa, protesta, kronika televizive, statuse në rrjetet sociale?

Përse duhet të bëhet gjithë ky stërmundim që pushteti të të dëgjojë?

Përse duhet të telendiset njeriu deri në këtë pikë që Damiani dhe Arbeni të pastrojnë veshët shurdhë?

Teorikisht fjala “ministër” është marrë nga fjalori kishtar që do të thotë “shërbëtor”. Pra, ministri është një fuksionar në shërbim të popullit, gjithmonë në teori, sepse punëtoria duhet t’u japë këmbëve që ta takojnë shefin e madh.

Dje, madje policia nuk i lejonte që punëtorët të kapnin ndonjë mjet udhëtimi, meqë u prish koha. Tek i shoqëronte u thoshte: “e nisët në këmbë, bitiseni në këmbë”.

Kjo, sepse pushteti e do popullin telef, kur t’ia hapë derën. E kërkon pa pikë dinjiteti, të mbaruar dhe pabuks.

/27.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej