Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Shkopeti, fshati që po e përpin dheu

Nga 27.al 0

Nga Ahmet Zani

Thuajse një fshat i tërë po zhduket nga erozioni pas rreshjeve të mëdha të ditëve të fundit. Sakaq një pjesë  e banorëve është larguar.

1

Shkopeti, dikur i njohur nga mbipopullimi nga hidrocentrali, tashmë banorëve të fshatit po u rrëshket toka nën këmbë. E pabesueshme, por e vërtetë. Një pjesë nga mali është shkëputur duke shkatërruar disa banesa, përpos tokë bujqësore, pemtari dhe dëme të tjera.

200 hektarë tokë malore, si dhe tokë bujqësore po rrëshkasin nga erozioni, duke shkatërruar banesat e banorëve, të cilët janë larguar tek të afërmit.3

Gjendja mjaft e rëndë për banorët e fshatit, të cilët shpresojnë tek institucionet, për t’u ardhur në ndihmë, të strehohen.

Një grup gjeologësh kanë vënë re prani të madhe të ujrave nën sipërfaqen e tokës, gjë që i ka frikësuar edhe më shumë banorët. Gjeologët e kanë klasifikuar tërësisht të papërshtatshme këtë sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Nxënësit e shkollës janë paksuar ndjeshëm, ndërsa një pjesë e fshatit është e ndarë nga shembja e urës, banorët lëvizin nëpërmjet lundrës primitive rrezik i përhershëm për jetën e tyre.5

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>