Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Shkodër/ U konfliktuan me antikondrabandën arrestohen 4 tregtarë të duhanit

Nga Skenderi 0

Katër tregtarë të duhanit në Shkodër janë vënë në pranga ditën e sotme nën akuzën e “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Arrestimi i tyre vjen pasi ata një ditë më parë kundërshtuan dhe hapën me forcë makinën e atikundrabandës dhe goditën me duhanin që ju ishte sekuestruar, punonjësin e policisë.

Policia :  “Gjatë kontrollit të ushtruar, tregtarët kanë bërë rezistencë dhe për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë e goditur me sende të forta punonjësit e antikondrabandës dhe të policisë, të cilët po kryenin detyrën për konfiskimin e një sasie duhani të grirë, pa dokumentacionin përkatës. Pas hetimeve të kryera u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve, konkretisht :

  1.  Arjan Halili, 30 vjeç, banues në Shkodër
  2.  Marjan Palalej, 35 vjeç, banues në Shkodër
  3.  Denis Zefi, 24 vjeç, banues në Shkodër
  4.  Astrit Muçaj, 39 vjeç, banues në Shkodër

Shkodër/ Përplasje fizike mes tregtarëve të duhanit dhe inspektorëve të Doganës (foto+video)

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>