Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shkodër, studentët denoncojnë policin: Ka ngacmuar vajza dhe një pedagoge

Nga Media 0

Studentët e Universitetit të Shkodrës kanë denoncuar se një efektiv policie ka ngacmuar seksualisht studente dhe një pedagoge.

Sipas tyre, prej dy ditësh ky person, i veshur civil, por i armatosur ishte bërë shumë problematik me ngacmimet e tij.

Ata sot kanë dalë në protestë para ambienteve të Komisariatit të Shkodrës, për të kundërshtuar dhunën dhe ngacmimet ndaj femrave.

Studente: Ka ndodhur në ambientet e fakultetit të Drejtësisë në katin e 5 tek tualetet. Tualetet janë të përbashkët si për meshkujt dhe femrat, kjo është një problematikë tjetër

Ka pasur ngacmime seksualisht por jo me prekje, thjesht me fjalë. Gjë që ka prekur një studente dhe një profesoreshë. Deklaratat janë bërë në polici.

Ky akt të merret parasysh dhe të mos na mohohen të drejtat.

Fakti që ishte efektiv policie dhe ishte i armatosur ishte një absurditet që ndodhi. Policia ishte në gatishmëri, por jo dhe aq, sepse kur u shoqërua atij nuk iu hoq arma dhe nuk iu vendosën prangat.

Ka 2 muaj që ai person shfaqet në ambientet e universitetit, por 2 ditët e fundit u bë problematik sepse kishte ngacmime me prekje dhe fjalë të herë pas hershme.

Unë kam qenë në momentin kur ai ishte në tualet dhe pas meje erdhën djemtë që na dhënë ndihmë. Reagimi i tij ishte një devijim nga lavamani dhe na futi në pjesën e meshkujve.

http://www.oranews.tv/article/stop-dhunes-dhe-perdhunimit-studentet-e-shkodres-proteste-para-komisariatit

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej