Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Shkodër, Myftiu i Xhamisë dhe Famulltari i Katedrales Shën Shtjefni: Të lutemi për Sirinë

Nga Rexhina Biba 0

Myftiu i Shkodrës, Haxhi Muhamed Syrtari gjatë faljes së Xhumasë në xhaminë e Parrucës ka bërë thirrje që të gjithë të luten për Halepon.

Myftiu është shprehur se ajo që po ndodh në Halepo tregon rrënimin e vlerave të njerëzimit.
Ai ka shtuar se, këto ngjarje tregojnë edhe dështimin e organizatave ndërkombëtare dhe politikës globale në Halepo.

Gjithashtu dhe famulltari i Katedrales Shën Shtjefni në Shkodër, Dom Artur Jaku pasditen e sotme i ka bërë thirrje besimtarve të luten për Halepon dhe Sirinë.

Në fjalën e tij Dom Artur Jaku është shprehur se ky gjest modest është një solidarizim me popullin sirian në këto ditë të vështira.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej