Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Shkëlzen, po i prish punë partisë së babit

Nga 27.al 0

Nga Ilir Babaramo

Hera e parë që e dëgjoja Shkëlzen Berishën të fliste. Sjellja e tij në komisionin parlamentar hetimor, gjuha e tij e trupit, por mbi të gjitha zëri i tij më krijuan përshtypjen e një djali të llastuar. Sidomos zëri i tij, krahasuar me atë të të atit ishte zhgënjimi më i madh. Sepse, Saliu me atë zërin e tij bubullues dominoi mbi çerek shekulli politikën shqiptare. Ishte zëri i një njeriu të ardhur nga provinca e thellë që arriti t’u imponohet të gjithëve. U bë frika e Bllokut, të cilët filluan të nxirrnin nga sepetet ndonjë fotografi rastësore që kishin bërë me kardiologun e dikurshëm dhe e mbanin si tapinë më të çmuar për vite e vite me radhë. Shkëlzeni nuk më la këtë përshtyje. Madje në krijoi ide të kundërt.

Në fakt mbledhja e komisionit nuk ishte ndonjë audicion i “Gjeniut të Vogël”  ku gjykohet për decibelët e zërit. Nejse, megjithatë e kam të vështirë ta shuaj shijen e djalit të llastuar, pasi Berisha Junior m’u duk po aq jashtë realitetit sa djemtë e bllokmenëve në dhjetorin ‘90. M’u duk aq i dëmshëm për Partinë Demokratike, (parti që babai i tij e ka drejtuar në mënyrë heroike për mbi çerek shekulli) sa fëmijët e Bllokut në kohën e krijimit të PS.

Ashtu si djemtë e Bllokut para 27 vjetësh dhe Shkëlzeni duket që nuk po e kupton çfarë po ndodh në Shqipëri. Shqiptarët po shikojnë se është krijuar Blloku i ri. Se alternimi i pushtetit nuk bëhet më nga klani Shehu te klani Kapo, por kur oligarkët vendosin të zëvendësojnë PD-në me PS0në. Blloku është pluripartiak. Dhe secila palë ka të paprekshmit e saj. Shqipëria aktualisht ndodhet si në kapitullin e fundit të  “Fermës së Kafshëve”, ku të gjitha kafshët janë të barabarta para ligjit, por derrat më shumë.

Pandëshkueshmëria dhe pabarazia para ligjit janë plaga më e madhe. Gjithë shoqëria shqiptare është e gatshme të linçojë këdo që del kundër bërjes së drejtësisë. Tema e debatit të sotëm politik është, nëse kjo drejtësi do jetë më në fund e pavarur apo Rama kërkon t’i marrë  Berishës kontrollin e drejtësisë dhe ta përdorë atë si kobure kundër kundërshtarëve politikë. Gjithçka po shikohet me lupë, madje shpesh me paragjykimin e atyre që pasi janë djegur nga qumështi thonë se duhet t’i frynë kosit. Nuk është çudi që Rama të kërkojë të vendosë drejtësinë në kontroll. Shpesh pafuqia e skrupujve njerëzorë është e tillë sa të gjithë tentojnë të kenë sa më shumë pushtet. Formula e Monteskië për “balancimin e pushteteve” është zgjidhja më e mirë.

Për të dytën herë rresht që është paraqitur në komisionin hetimor Berisha Junior tregoi që nuk e ka kuptuar se çfarë nuk tolerojnë më shqiptarët: pordhët! Mund t’ia kenë toleruar Sali Berishës që ka refuzuar të dëshmojë në prokurori, por nuk mund ta kapërdijnë për të birin. Do ishte dozë elefanti. Pavarësisht se çfarë mund të mendoj unë, Shkëlzen Berisha apo shumë shqiptarë të tjerë për Taulant Ballën, Berisha Junior është thirrur në institucionin më të lartë të shtetit shqiptar. Duhet ta respektojë. Pavarësisht se mbledhja zhvillohet në sallën e Byrosë së dikurshme Politike, ku në muzgun e jetës së tij Enveri drejtonte mbledhjen në mënyrë aluçinante duke e pyetur Viton: “vetëm ke ardhur?”, komisioni parlamentar hetimor duhet respektuar. Duke refuzuar të bëjë betimin, siç parashikon procedura, Berisha Junior sikur na tha se nuk pjerdh për Kuvendin.

Shpresa se mund të shmangë procedurën me ndihmën e kthimit të ndonjë borxhi të vjetër nga ndonjë polic i kohës së lavdisë së Lazaratit është sikur të kapesh pas fijes së kashtës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>