Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shkarkohen për nepotizëm njerëzit e Ditmir Bushatit/ Po vetë Gent Cakaj dhëndëri i kujt është?

Nga 27.al 0

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka shkarkuar 20 punonjës të shërbimit diplomatik, sepse sipas direktivës më të fundit të qeverisë ka nisur lufta ndaj nepotizmit ose më mirë ndaj njerëzve të Ditmir Bushatit, i cili është kundër korrigjimeve të kufinjve. Vetë Cakaj me zërin e tij fëminor ka thënë:

“Në 77 ditët e punës sime në krye të këtij institucioni kam ngritur një grup pune për cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik.

Dhe sot kam vendosur që të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin kushtet ligjore dhe profesionale.

Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen për të vepruar dhe punuar sipas nevojave reale të punës. Fillimisht se numri i të prekurve nga kjo reformë do të shkojë mbi 20. Shqipëria nuk është e mive, krushqive dhe kushërinjve, por e të gjithëve.”

Njëri nga të shkarkuarit pyet me të drejtë: “Po vetë Gent Cakaj dhëndëri i kujt është, meqë u katapultua drejt e ministër i Jashtëm pa firmën e Presidentit, por shefit të qeverisë?”. Prej kohësh në kronikën rozë të qytetit qarkullon emri i kanakarit të Batonit si dhëndër i dikujt që ka në dorë shumë fate njerëzore dhe jo vetëm në këtë tokë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej