Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Shirley DioGuardi: Nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi kjo do të çojë në kryengritje të shqiptarëve

Nga Skenderi 0

Shirley Cloyes DioGuardi: Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshën  në Tribunalin e Hagës

Ish-Kongresmeni Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi ishin të ftuar dje në emisionin 7 pa 5 në Vizion Plus ku folën rreth situatës pas ndalimit të Ramush Haradinajt .

Shirley Cloyes DioGuardi tha se është e trishtueshme që çdo anëtar i parlamentit të Kosovës me pasaportë diplomatike mund arrestohet dhe ekstradohet në Beograd. Unë jam shumë e shqetësuar për këtë.

Po flasim për dikë që ka qenë dy herë në Tribunalin e Hagës, vijon Shirley Cloyes DioGuardi,  dhe prej andej ka dalë dy herë  i pafajshëm. Mendoj se gjendemi në një kohë shumë të vështirë. Nëse Haradinaj do të ekstradohet vërtetë në Serbi kjo do të çojë në kryengritje të shqiptarëve”.

Mendoj se është shumë e rëndësishme në Europën Juglindore që të thuhet “mjaft”, “është mjaft”.

Më tej Shirley DioGuardi ka  kritikuar politikanët që kanë përfaqësuar Kosovën në tryezën e bisedimeve. Janë nënshkruar 18 marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit dhe vetëm 5 janë plotësuar pjesërisht.

“Nuk është rasti i vetëm Ramush Haradinajt. Edita Tahiri dhe shqiptarët e tjerë që ka përfaqësuar shqiptarët në tryezën e bisedimeve duhej të kishin thënë me kohë që këto mandate arresti duhet të hiqen”.

Më poshtë ndiqini flalën e tyre ne emision.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>