Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Shifra të frikshme, ndotja merr 12 milion jetë njerëzish në vit

Nga Klodiana 0

Në ditën botërore të trurit, autoritetet shëndetësore ngrenë shqetësimin se 12 mln persona humbin jetën çdo vit në botë nga sëmundjet që i atribuohen ndotjes së ajrit.

Sëmundjet më të shpeshta janë: ishemia cerebrale, sëmundjet kardiake dhe tumore të mushkërive.

Ndotja e ajrit, më të cilën përballen qytetet industriale dhe ato në zhvillim është një rrezik për një sërë sëmundjesh për banorët.

Në Shqipëri, problematikat e ndotjes së ajrit të konstatuara në raportet e mëparshme është Tirana, Elbasani dhe Fieri, ndërkohë që ISHP raporton referuar statistikave ndërkombëtare se vdekshmëria nga sëmundjet që i atribuohen ajrit të ndotur është 12 milionë vdekje çdo vit, në mbarë botën, shkruan Ora News.

Këto vdekje shkaktohen nga sëmundjet e zemrës si infarkti i miokardit apo insufiçenca kardiake kongjestive, shkaqet neurologjike si ishemia cerebrale, sëmundjet e mushkërive dhe kanceri.

Përveç ishemisë cerebrale, ndikimi i ajrit të ndotur në tru përbën një shqetësim gjithnjë në rritje.

Krahas ajrit të ndotur në ambientet e punës (ekspozimi i personelit shëndetësor ndaj kimioterapisë)është rritur shqetësimi ndaj ajrit të ndotur edhe në natyrë (kontaminimi biologjik i sipërfaqeve ujore në botë).

Cilët janë ndotësit e ajrit?

Disa gazra, si dioksidi i karbonit dhe metani, që emetohen në mënyrë të natyrshme nga shpërbërja e plehrave organike. Shumica e përbërësve të ndotjes së ajrit krijohen nga njeriu.

Burimi kryesor i ndotjes ndodh si pasojë e përdorimit të gjerë të hidrokarbureve për prodhimin e energjisë për industrinë, transportin, kontrollin e temperaturave atmosferike (ngrohje dhe ftohje).

Aktivitete të tjera, të tilla si puna në agrokulturë, mbarështimi i gjësë së gjallë dhe shkatërrimi i pyjeve.

Studimi i fundit mbi Barrën e Sëmundjeve në Botë pasqyron një hulumtim për 188 vende ku vërtetohet se ajri i ndotur ndikon në 30 % të shkaqeve së ishemisë cerebrale.

Kjo sëmundje  renditet e dyta në shkaktarët e vdekjeve të personave mbi 60 vjeç, është një nga shkaqet kryesore të shtrimeve në spital dhe një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes së demencës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej