Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Sherri me Panos Kammenos/ Jep dorëheqjen ministri i Jashtëm Nikos Kotzias

Nga admin 0

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke. Sipas raportimeve paraprake, motivi mendohet të ketë lidhje me pakënaqësi brenda koalicionit qeverisës.

Sipas të përditshmes greke “Kathimerini” bëhet fjalë për një përplasje mes Kotzias dhe ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos që ka ndodhur ditën e djeshme në mbledhjen e qeverisë.

Gazeta “Kathimerini” shkruan: “Kotzias ka qenë tmerrësisht i prekur nga sulmet e Panos Kammenos që e cilëson njeri të Soros, për akuzat e keqmenaxhimit të fondeve të Ministrisë së Jashtme dhe për sulme të tjera me karakter të ngjashëm”.

Në mbledhjen e djeshme të kabinetit qeveritar të Greqisë, ministri Kotzias i kërkoi kryeministrit Tsipras që të mbikëqyrë fondet sekrete të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të ministrive të tjera. Sipas “Kathimerini”, Kotzias kërkoi nga Tsipras gjithashtu që të zbatojë të njëjtin ligj për të gjitha ministritë që kanë në buxhetin e tyre një “fond sekret”, ligj që aktualisht aplikohet vetëm për Ministrinë e Jashtme.

Një nga ministritë që kanë “fonde sekrete” është Departamenti i Mbrojtjes. Në propozimin që Kotzias bëri dje në mbledhjen e qeverisë, pati fyerje joetike mes ministrave Kamenos-Kotzias, raporton shtypi grek.

Për shkak të përplasjeve që ndodhën në mbledhjen e kabinetit qeveritar, ministri Kotzias dha sot përfundimisht dorëheqjen dhe sipas mediave të Athinës, ai është i zhgënjyer nga kryeministri Alexis Tsipras që nuk e mbrojti nga sulmet e ministrit Kamenos. Ky i fundit është kreu i partisë aleate në koalicionin qeverisës.

Këtë pretendim të tij e konfirmon qartë edhe zëdhënësi i qeverisë greke, që reagoi duke thënë se “kush është i mërzitur le të zbresë nga treni i qeverisë. Ne kemi destinacion dhe drejtim të qartë. Kush nuk dëshiron destinacionin, të zbresë nga treni i qeverisë”.

Kotzias ishte ministri që bëri negociata intensive me Shqipërinë për ndarjen e detit, heqjen e ligjit të luftës dhe disa çështjeve të tjera delikate mes dy vendeve.

Sherr në qeveri/ Dorëhiqet ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej