Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Sherr në Parlament/ Deputetët e PD rrethojnë foltoren e Kuvendit kur po fliste Tahiri

Nga Skenderi 0

“Gjysma e sallës së Parlamentit nuk e do reformën në drejtësi dhe bën çdo gjë për të mbrojtur  prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar”. Ishte kjo deklarate e Ministrit Sajmir Tahiri që  deputetët e PD-së,  Jozefina Topalli, Paloka e të tjerë  kërkuan shtyrjen e seancës dhe rrethuan foltoren e Kuvendit në momentin që po fliste Tahiri.

Më pas është dashur ndërhyrja e punonjësve të sigurisë të Kuvendit për të mbajtur situatën nën kontroll.

Gjithashtu ka  ndërhyrë dhe  Valentina Leskaj që  situata të qetësohej.

 “Nëse keni ardhur me plan të prishni seancën kjo është tjetër gjë, lëreni ministrin të flasë. Uluni qetësohuni. Pse mërziteni kur përmendet reforma në drejtësi, kërkojeni fjalën dhe thuajeni mendimin tuaj, mos u mërzisni pse ta ndërpres seancën se ke dalë ju aty? S’ka arsye..” tha Leskaj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej