Një video-skandal është publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se një e sëmurë transportohet me karrike normale duke e tërhequr zvarrë, për arsye të mungesës së mjeteve kryesore sanitare.
Pacientja në gjendje jo të mirë është tërhequr gjatë gjithë koridorit, në mungesë të një karrike me rrota. Ajo është transportuar në këtë mënyrë për në dhomën e spitalit.
“Ju doni shëndetësi falas…këta s’të japin as karrige me rrota falas”, shkruan personi që e ka publikuar.
https://youtu.be/0wU22do2sUE