Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Shën Mërkuri i Arbërve të Greqisë

Nga Media 0

Nga Dorian Koçi
Shumë pak vetë e dinë sot mes arvanitasve të rinj, thotë Aristidh Kolia, që para se luftëtarët e 1821 të kishin si Shenjtin e tyre mbrojtës Shën Gjergjin që pas revolucionit u kthye dhe në Shenjtin mbrojtës të Greqisë, popullsia arvanitasve, Shenjtorin e tyre mbrojtës dhe më të përhapur kishte Shën Mërkurin“. Emri Mërkur ishte shumë i përhapur mes tyre, më i shquari luftëtari stratiot, Mërkur Bua.
Sot, shkruan Kolia, për fat të keq gjen shumë pak kisha në Greqi dedikuar këtij shenjtori që dikur ishte mbrojtësi i luftëtarëve arbër stratiotë në Itali, Dalmaci, Francë, Austri, Flandër, Spanjë, Prusi e gjetkë.”
Në foto ikonë bizantine e vitit 1215 e Shën Mërkurit, luftëtari stratiot me famë panevropiane Mërkur Bua që vinte nga familja e njohur mesjetare arbëre e Buajve dhe flamuri i tij dhuruar nga Perandori Austriak, Maksimalian I, në 1510. Ai përfaqëson një shqiponjë të zezë dykrenare, kryqin e Dukatit të Burgonjës dhe rreth kryqit katër B, që simbolizojnë gërmën e parë të familjes.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej