Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Shën Françesku me shkopin që e mbante nga Lezha në Venedik

Nga 27.al 0

Nga Ilir Seci

Simbas gojëdhanës në pranverën e vjetës 1220 Shën Françesku i Assisi-t, patroni mbrojtës i Italisë, mbrriti me nji anije në Venedik dhe kërkoi nji vend të qetë me u lutë.

Siç shkruen biografi St. Bonaventure, Shën Françesku mbrriti në nji ishull që ishte pronë e fisnikut venedikas Jacopo Michiel. Ishullit mbasandej i mbeti emni “San Francesco del Deserto” dhe në vjetën 1233 pronari ia dhuroi këtë ishull Urdhnit Françeskan, urdhën që mbasandej ngriti nji manastir aty në nderim të Shën Françeskut.
Simbas gojëdhanës Shën Françesku në udhen e kthimit nga Lindja, para se me mbërri në Venedik ndaloi në Lezhë, ku ndejti e pushoi pak kohë.

Sa ishte në Lezhë Shën Françesku mori nji shkop për me u mbajtë në te. Duke u mbajte në atë shkop mbrriti në ishullin që kishte në pronësi fisniku Jacopo Michiel.

Simbas gojëdhanës Shën Françesku e nguli në dhe shkopin e marrun në Lezhë dhe ky shkop u kthye në nji pishë. Pisha rrnoi deri në vjetën 1701, atë vjetë u tha dhe me trungun e saj kane ba nji statujë të Shën Françeskut që gjindet në manastir.

Po ashtu, në vendin ku ka kenë pisha gjindet nji faltore e vogël…

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej