Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Shembet ura, nëna dhe fëmija mbyten në lumë

Nga Media 0

Është momenti më i tmerrshëm kur nënë e bijë mbyten në lumë, pasi ura iu shemb poshtë këmbëve. Ngjarja është regjistruar në distriktin Ararias në Indi.

Ura lidhte dy fshatra dhe shumë familje të dëshpëruara po largoheshin nga një fshat për në një fshat tjetër pasi shtëpitë e tyre ishin rrëmbyer nga uji.

Ura mbi lumin Kosi ishte e vetmja mundësi shpëtimi, dhe për të mos rrezikuar shembjen njerëzit kalonin dy e nga dy.

Ishte momenti kur burrë e grua dhe fëmija i tyre do të kalonin. Ura shembet duke rrëzuar në ujë gruan dhe fëmijën, të cilët më pas u rrëmbyen nga rrjedha e furishme e ujit.

Fshatarët arritën të shpëtonin të atin për të mos rënë, por nuk mundën të bënin asgjë për familjen e tij.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej