Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Shehi mesazh për rininë: Mos u politizoni 16 vjeç, luani, dashuroni, jetoni (film)

Nga Media 0

I njohur për karizmin e tij dhe të folurin e shkujdesur, i ftuar në një emission rinor deputeti Dashamir Shehi ka dhënë një mesazh për të rinjtë.

Shehi në një intervistë për INtv Albania i bën thirrje të rinjve që të mos politizohen dhe ta jetojnë rininë me lojëra, argëtime, e gjithçka tjetër i takon kësaj moshe.

“Mos u politizoni shumë. Rinia është për ta jetu. Është për të lujt basketboll, futboll, është për të shku me gjet gocën që do, është për të dëgju muzikë. Mos u politizoni nga 16-17 vjeç, se është krim i madh. Mos e shpërdoroni atë që u ka dhënë Zoti se ka kohë për t’u marrë me politikë dhe kur vjen dita për t’u marrë seriozisht do jeni më plot me rininë që keni kalu. Do të jeni edhe në politikë më të mirë. Se një qen bir qeni që nuk ka pas rini, që s’ka pas një të dashur, që s’ka lujt noj herë, që s’e ka dasht shoqnia edhe në politikë do të nxjerri inatin nga fundi shpirtit”, u shpreh Shehi.

Deputeti, Dashamir Shehi, jep një mesazh shumë domethënës për …

Deputeti, Dashamir Shehi, jep një mesazh shumë domethënës për të gjithë të rijntë e sotshëm!

Posted by INtv Albania on Wednesday, November 8, 2017

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej