Ka than' i moçmi: 

"Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë."

 
                                                                                        -Gjergj Fishta

Shehi: Fukarenjtë hanë në sofrabez, politikanët hanë nga një copë Shqipërie në darkë (film)

Nga Media 0

Një zë i fortë kundër politikave të qeverisë gjatë seancës parlamentare të kësaj të enjteje ka qenë Dashamir Shehi.
Ai ka kritikuar Ramën duke theksuar se varfëria është më e pranishme se kurrë dhe sipas Shehit, ku është një fenonmen që mund të lexohej lehtësisht edhe përmes ballokumeve në Elbasan.
Në Elbasan fukarenjtë shesin ballokume te dera e shtëpisë. Nuk kanë dalë për Ditë Vere, kanë një muaj e gjysmë që kanë dalë. Vjet dilnin 1 javë para, para 10 viteve dilnin Ditën e Verës. Ata nuk fitojnë më shmë se 1 mijë lekë, kjo është varfëria. Në Elbasan do të shuhet varfëria kur të mos ketë më njerëz që shesin ballokume. Qyteti i Normales, i Xhuvanëve del e shet ballokume, kjo është varfëria që i ka rënë Shqipërisë.”, ka deklaruar Shehi.
Ai thekson se ndërsa të varfërit ushqehen në sofrabez, qeveritarët hanë natë për natë një copë nga Shqipëria.
Është një batutë që nuk kisha qejf ta thoja, të varfërit në darkë në sofrabez vendosin pjatën e supës dhe tasin e kosit, këta zotërinjtë këtu vënë hartën e Shqipërisë në darkë dhe i vënë gishtin: na ka ngel edhe kjo tokë këtu ta bëjmë hotel, ka terpru dhe kjo miniera, hajde ta marrim. Fukarenjtë vënë në sofrabez për të ngrënë fukarallëkun e vet për darkë, këta vënë hartën e Shqipërisë për të ngrënë nga një copë Shqipërie për darkë, prandaj ka fukarallëk“, tha Shehi.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej