Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Shegët shqiptare, frutat e pasurisë dhe trashëgimisë

Nga Media 0

Disa fruta kanë aftësinë për të të bërë menjëherë nostalgjikë. Edhe aroma më e lehtë mjafton që të zgjojë kujtime të njerëzve, vendeve dhe kohëve të kaluara.

Dhe nga të gjithë produktet, shegët janë ato që na ngjallin edhe më shumë kujtime veçanërisht nga fëmijëria teksa mundoheshim t’i hapnim për t’u mrekulluar me shijen e tyre.

Të konsideruara si një nga pemët më të vjetra në botë, shegët përmenden që në dokumentet e para historike. Origjina e tyre është Persia e Lashtë dhe Mesdheu është një nga zonat më pjellore me këtë pemë hyjnore.

Edhe Shqipëria ka një traditë të vjetër të kultivimit të shegëve, por deri para viteve ’90 rritja e tyre ishte modeste dhe e kufizuar në pak rrënjë. Shega konsiderohej më tepër një pemë e kopshteve familjare dhe jo një frut masiv tregu.

Por vitet e fundit gjithçka po ndryshon. Kërkesa e konsumatorëve vendas dhe e tregut të huaj për shegë është shumëfishuar as sa pema e shegës është kthyer në kulturën më të kultivuar rishtas në disa rajone të vendit. Shegët shqiptare kultivohen më shumë në zonën e Beratit, Përmetit, Vaut të Dejës, por edhe në Delvinë apo Elbasan.

Importet janë ende shumë të larta dhe vijnë nga Egjipti, Turqia dhe Greqia. Në rajonin e Mesdheut, kultivimi i shegës konsiderohet si trashëgimi pasurie pasi kërkesa për këtë frut është gjithmonë më e madhe se oferta e tregut. Pema e shegës është jetëgjatë dhe mund të arrijë të jetojë deri në 200 vjet! Por nuk është vetëm jetëgjatësia, ajo që e bën shegën një investim plot sukses.

Plot famë gjatë viteve të fundit për shkak të vlerave shëndetësore, frutat e shegës japin një nga lëngjet më të kërkuara në tregjet evropiane. Mjafton të themi se një litër lëng 100% shege tregëtohet jo më pak se 6-7 Euro në tregjet e Greqisë dhe më shumë në Itali.

/AgroWeb/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej