Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

SHBA, do të rinumërohen votat

Nga Klodiana 0

stainn

Tashmë është zyrtare: kandidatja presidenciale e partisë së gjelbërt në Shtetet e Bashkuara, Jill Stein ka depozituar pranë komisionit përgjegjës kërkesën për rinumërimin e votave në Wisconsin.

Stein ka paguar një detyrim prej 1,1 milionë dollarësh për të arritur rinumërimin në Wisconsin e javën që vjen, planifikon të bëjë të njëjtën gjë edhe në Michigan e Pensilvani. Komisioni zgjedhor i Wisconsinit po nis përgatitjet për rinumërimin, Një lëvizje kjo që siç u kujdes Stein të shpjegonte, synon vlerësimin e paprekshmërisë së sistemit dhe jo minimumin e fitores së Donald Trumpit.

Ndonëse përpjekjet e politikanes së gjelbërt mund të rindezin shpresën e mbështetësve të zhgënjyer të demokrates Hillary Klinton, shanset që rinumërimi të përmbysë rezultatin nuk janë të mëdha pasi marzhi i fitores së Trumpit në te tre shtetet në fjalë, ndonëse jo shumë i thellë, është i mjaftueshëm për të mos i kthyer në trofe të Klintonit. Republikani e mposhti atë në Pensilvani me 70,010 vota, në Michigan me 10,704 dhe në Wisconsin me 27,257 vota.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>