Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Sharabajkat e Lulit 2.0

Nga 27-shi 2

Nga Enkel Demi

Para nja katër vjetësh kjo lloj race u sul për t’i treguar vendin një dorë njerëzve që guxuan të thonë se Lulzim Basha, kanakari i doktorit, u zgjodh kryetar, sepse u thyen kutitë, nuk u lejuan të votojnë demokratët dhe u deformua vota në numërim. Shkurt, Luli vodhi kreun e PD-së.

Tash, tek kanë kaluar ca vite këto akuza u vërtetuan katërcipërisht, sepse ai i theu prapë kutitë, madje vodhi një garë që lindi e rrejshme qysh në krye.

Por, grabitja për së dyti e kryetarit të PD-së i nxorri te drutë sharabajkat e asaj kohe, të cilat tani dalin dhe flasin me argumentet që u torrën e u bënë triko qysh para katër-pesë vjetësh. Qysh atëherë që nuk u lanë të votonin demokratët e Vlorës, por për Lulin shënuan votën “demokratët” e Koços.

Në fakt, kur shoh sot autorët e dacibaove të Lulit që sulmojnë Lulin se u ka zaptuar partinë, më bëhet zemra mal. E di që është cinike, por nuk paska qejf më të madh se të shohësh sharabajkat që deri dje ta bënin gjyshen dashnore të Ali Pashës, sot i bëjnë share shkrimeve të Flamur Kuçit.

Qenka qyfyre e madhe fort, tek sheh tipa sferikë si fëmijët në voza tek “Njeriu që qesh” që po i kërkojnë hesap Lulit. Gjuha që përdorin këta sot është plagjaturë e asaj gjuhe që mallkonin para pak kohësh. Gaztorë tallavaje që udhëhiqnin deri dje fushatën e spastrimeve, sot po mbajnë lart e më lart flamujt e demokratikes, duke e kthyer qesharaken në kult.

Profilet kallpe që nuk lanë telenovelë turke pa i stisur Majlinda Bregut, sot i shkruajnë se është si Shote Galica. Burra që deri dje thurrnin intriga si gra për të kap ndonjë qoshe në listën e Lulit, sot lartësohen si Emile Zola, kur ngrinte zërin me “J’accuse!”.

Në fakt, e vërteta është që Luli nuk është vetëm prodhim i doktorit, por edhe i këtyre sharabajkave. Këta ishin që u munduan përditë ta mbronin Lulin, që e shitën për udhëheqës, që bënin shkrime apo fryheshin në bulevard pas mitingut: “Ja, tani me këtë fjalim Luli u bë lider, sytë janë tek ai”. Sa më shumë shkonte zëri i gjynofit si sorrë, aq më shumë i faleshin këta idhullit të ri. Ngjanin me ata hebrenjtë e Moisiut që adhuronin viçin e artë.

Ata janë po aq fajtorë sa idhulli i tyre i rremë për këtë derexhe, ku është katandisur Partia Demokratike, sepse patën guximin të sajonin një kryetar. Patën pafytyrësinë që ta shisnin këtë kryetar për udhëheqës të opozitës. Patën marrinë ta mbështesnin në aksionet e tij politike debile. Patën trimërinë të besonin në sajesën e tyre dhe u masturbuan me të. Prandaj, punët vajtën keq e mos më keq. Sot, duhet pranuar që Partia Demokratike ka vdekur. Është e cofur dhe falë këtyre maskarenjve që kanë ende fytyrë e flasin sot, pasi bënë tokë djerrë çdo gjë që kishte vlerë në atë ngrehinë, pasi organizuan koloni ndëshkimore në të gjitha organizatat e demokratëve, qytet, fshat, rrugicë apo lagje.

Janë fajtorë kokë e këmbë, pavarësisht se konjuktura sot i ka nxjerrë me biografi të keqe. Njësoj xhahilë mbeten. A jua pret mendja këtyre kodoshëve që me atë nivel kokëboshësie që kanë po mos të ishte Luli në krye të PD-së, gjallë në botë se do kishin ndonjë mundësi me qenë në kryesi apo Këshill Kombëtar. Prania e tyre në këto forume është një tjetër shenjë e qartë se PD-ja ka kohë që ka kry punë me botën e të gjallëve.

Prandaj, kur i shoh që qahen se u është shkelur statuti, nuk kam pse e fsheh që më kap një gaz i madh, pasi vërtetohet ajo aksioma e asaj gjyshes sime të ndjerë për ndonjë nga ky soj, kur thoshte: Sa herë flet, dhjet!

Nga Enkel DEMI: Sharabajkat e Lulit

Komente (2)

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej