Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Shalsi: PD përpjekje për rikthimin e 1997 dhe destabilizimin e vendit

Nga Klodiana 0

Ministri i Pushtetit Vendor, Eduard Shalsi tha se përpjekjet e krerëve të PD për të rikthyer 1997 dhe destabilizuar vendin, shqiptarët i janë përgjigjur duke bojkotuar çadrën që tashmë po mbahet peng nga një grup ekstremistësh.

Shalsi i ka bërë thirrje PD që të rikthehet në Kuvend dhe të regjistrohet në zgjedhjet e 18 qershorit.

Përpjekjet e krerëve të PD për të rikthyer ’97 dhe destabilizuar vendin, shqiptarët i janë përgjigjur duke bojkotuar çadrën që tashmë po mbahet peng nga një grup ekstremistash.

Krerët e PD-së me këtë qendrim po tradhtojnë jo vetëm Partinë Demokratike por edhe Shqipërinë.

I vetmi veprim i përgjegjshëm i Partisë Demokratike do të ishte kthimi në Kuvend dhe regjistrimi sa më parë për të marrë pjesë në zgjedhje.

Vetëm kështu Shqipëria, do të mund të ecë përpara me zbatimin e reformës në drejtësi dhe te përmbush aspiratën e kahershme të integrimit në Evropë”, tha Shalsi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej