Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Shalsi: Ben Blushi kukuvajkë, hipokrit, pseudopatriot i pacipë

Nga Skenderi 0

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi tha se e përfshin deputetin Ben Blushi në grupin e personave që përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatriotë të pacipë, spekulantë, hipokritë e kukuvajka në kritikat ndaj importit të mbetjeve.

“Në rastin më të mirë është i painformuar dhe komplet i paditur, dhe në rastin më të keq, që është më i mundshmi, po përpiqet më kot të fitojë kapital politik duke u ekzaltuar me temën e plehrave. Është te blloku i dytë i individëve, që përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatriotë të pacipë, spekulantë, hipokritë e kukuvajka”- tha Shalsi.

Gjithashtu Shalsi shprehet se nga momenti i propozimit, i ka ndarë në dy blloqe të gjithë ata që po shprehen në lidhje me ligjin: “blloku i parë përbëhet nga kritizerë seriozë, dyshues të arsyeshëm dhe nga specialistë me reputacion. Ndërsa blloku tjetër përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatriotë të pacipë, spekulantë, hipokritë e kukuvajka. Më këta të dytët nuk kam ndërmend të merrem. Me të parët i kemi dhënë të gjitha shpjegimet se çfarë ka ndryshuar nga 2013-a. Nëse ne do ishim në të njëjtat kushte me 2013-n, nuk do ta ndërmerrnim këtë nismë”- tha ai.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej