Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

Shakaja me autostradën Tiranë-Durrës

Nga Klodiana 0

Nga Klodian Tomorri

Shakaja me autostradën Tiranë-Durrës

Autostrada (në fakt nuk është autostradë) Tiranë-Durrës është jashtë çdo standardi ndërkombëtar.

Së pari, gjerësia e korsive. Standardet ndërkombëtare diktojnë që gjerësia e korsive duhet të jetë 3.7 metër. Korsitë e rrugës Tiranë Durrës janë 3.5 metër.

Së dyti, mund të jetë rruga e vetme në botë që nuk ka kanale shkarkimi anës, sepse kryeministrit iu çua mendja një ditë, që t’i vinte ca palma si çiban, në vend të kanaleve.

Tani, palmat u thanë. Në vend që të marrin të zgjerojnë rrugën dhe t’i bëjnë kanalet, do i vënë pisha.

E bëjnë këtë, edhe pse e dinë shumë mirë se për atë rrugë ka një projekt 100 milionë euro për ta çuar në standardet ndërkombëtare.

Madje, ARRSH ka hapur dhe garën për studimin e projektin, ndërsa Ministria e Ekonomisë e ka në listën e investimeve të parashikuara.

Palmat u thanë, këta do vënë pisha, të cilat nesër, kur rruga të zgjerohet do i shkulin prapë.

Po bëni një gjë të hajrit, jo të gjitha mbrapsht.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej