Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Seria A starton sot me Chievo-Juventus, debuton Ronaldo

Nga Klodiana 0

Sot starton Seria A kampionati Italian i futbollit për edicionin 2018-2019. Juventusi do të nisë ndaj Chievos mbrojtjen e titullit ndërsa në Verona do të debutojë me fanellën bardhezi edhe Cristiano Ronaldo. Ylli portugez pas 9 viteve të kaluara në Madrid bën në “Bentegodi” debutimin në Serinë A dhe pritet të luajë në majën e sulmit ku së bashku me të do jenë Dybala.

Stadiumi pritet të jetë plotë për debutimin e Ronaldos ndërsa janë marrë edhe masa të rrepta sigurie. Trajneri Max Allegri i kërkon skuadrës të kthehet me këmbë në tokë dhe thotë se Ronaldo është gati. Starti i Serisë A me Chievo-Juventus është në orën 18:00.

Ndërsa në mbrëmje në “Olimpico” të Romës do të këtë një tjetër debutim. Carlo Ancelotti ulet për herë të parë zyrtarisht në pankinën e Napolit në ndeshjen ndaj Lazios. Në Lazio-Napoli do kemi edhe derbin shqiptar pasi përballë njëri-tjetrit do vihen Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej