Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Serbët me uniforma të ushtrisë së Serbisë hyjnë jashtëligjshëm në veri të Kosovës

Nga Ejona 0

Persona me uniforma të Ushtrisë Serbe kanë kryer stërvitje ushtarake në veri të Kosovës ndërsa policia e Kosovës nuk ishte e njoftuar.

Hulumtimi i fundit i emisionit “Udhëve” në RTK  dëshmon që pjesëtarët e të ashtuquajturit “Airsoft Klub Vukovi” në fillim të vitit në bjeshkët e Leposaviqit. Zv. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës, Besim Hoti, pranon se për këtë aktivitet nuk është vënë në dijeni.

Edhe në gushtin e vitit të kaluar një aktivitet i ngjashëm është bërë në malet e veriut të Kosovës. Kjo gjë, vazhdimisht është bërë në emër të një organizate jo-qeveritare të regjistruar ne Ministrinë e Administratës Publike, me emrin “Airsoft Klub Vukovi”.

Megjithatë, në një intervistë për emisionin “Udhëve”, drejtori I departamentit të regjistrimit të OJQ-ve në këtë ministri, Bajram Kosumi, konstaton se veprimet janë të jashtëligjshme dhe se ato nuk përkojnë me statutin e kësaj organizate.

Prandaj, ai kërkon nga Policia e Kosovës që të vijnë në këtë department me një rekomandim, gjë kjo që do sillte mbylljen e kësaj OJQ-je, e cila sic duket është keqpërdorur nga shteti dhe ushtria serbe.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>