Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Senatori i SHBA: Të rinjtë shqiptarë rrezikojnë deportimin nga Amerika

Nga Media 0

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko zhvilloi një takim me Senatorin e shtetit të Miçiganit,  njëkohësisht Kryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Senat, Gary Peters.

Pasi e falenderoi Senatorin Peters për punën e tij në mbështetje të komunitetit shqiptar në Miçigan, Ministri Majko e informoi atë mbi përpjekjet që po bëhen në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, për të forcuar marrëdhëniet me diasporën shqiptare kudo në botë.

“Po punojmë për të mundësuar një koordinim më të mirë të shqiptarëve jashtë vendit, jo vetëm për një përfaqësim më të madh të tyre në vendin pritës, por edhe krijimin e lidhjeve më të forta mes anëtarëve të komunitetit”, u shpreh Ministri. diasporës shqiptare në SHBA.

Nga ana e tij, Senatori Peters u shpreh se pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Miçigan, janë pasuri për shtetin që ai përfaqëson. Ai bëri të ditur se do të vizitojë Shqipërinë së shpejti. Senatori iu referua rastit të disa të rinjve shqiptarë, të cilët pavarësisht shkollimit e kualifikimit profesional, rrezikojnë deportimin nga mos arritja e një marrëveshje për DACA-n, programi që mbron mijëra emigrantë ne vend.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej