Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Selena Gomez i thyen zemrën botës në AMA (video)

Nga Rexhina Biba 0

Selena Gomez ishte e mbytur nga lotët ndërkohë që po fliste për betejën e saj me ankthin dhe depresionin në skenën e American Music Awards. Duke marrë çmimin si “Artistja më e Mirë Femër Pop/Rock”, bukuroshja 24 vjeçare dha një fjalim shumë prekës për problemet e saj shëndetësore ndaj të cilave kërkoi ndihmë mjekësore dhe mori një pushim nga bota e spektaklit. Selena iu drejtua me shumë guxim turmës në Microsoft Theater dhe u tha atyre se ishte e vetëdijshme që të gjithë dinin shumë mbi jetën e saj, pavarësisht nëse kjo i gjë i pëlqente apo jo. Pikërisht aty mbërriti dhe momenti më i vështirë për këngëtaren e adhuruar, e cila rrëfeu “Më duhej të ndaloja, kisha gjithçka dhe ndjehesha tërësisht e thyer brenda meje”. Ndërkohë zëri ende i dridhej nga emocioni, por të paktën duket se më e keqja ka kaluar…

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>