Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Sekretet dhe jeta e fshehtë e Fidel Castros (foto)

Nga Ejona 0

A window reflects an image of Fidel Castro in a working-class Havana neighborhood that attracts few tourists. Paolo PellegrinÑMagnum Photos

Për 17 vjet, Juan Reinaldo Sanchez ka qenë pjesë e një skuadre elitë të specialistëve kubanë të sigurisë, të ngarkuar për mbrojtjen e jetës dhe privatësisë së Fidel Kastros. Por në vitin 1994, besnikëria e tij u vu në dyshim, kur bashkë me vajzën e cila jetonte tashmë jashtë vendit, një prej vëllezërve u nis me një raft për në Florida. Kastro e pushoi.

Fidel Castro, age 3, is seated in between his sister, Angelita, 6, and brother Ramon, 4, in 1929. Archivio GBB Contrasto/Redux

Sanchez u burgos për dy vjet dhe u torturua. Në vitin 2008, ai dezertoi për në SHBA, duke u bërë i vetmi pjesëtar i eskortës së Lider Maximos-s, që largohet nga ishulli.

Muajin që kaloi, Sanchezi ndërroi jetë, disa javë pasi botoi “Jeta e dyfishtë e Fidel Kastros”, një version në gjuhën angleze i “La Vida Oculta de Fidel Castro”, botuar fillimisht në Spanjë në vitin 2014. Koha e vdekjes së tij, ka bërë shumëkënd të ngrejë pyetjen, se mos dora e gjatë e diktaturës u zgjat për t’u hakmarrë, për rrëfimin e tij mbi jetën e ish shefit. Shkaku zyrtar i vdekjes është raportuar të ketë qenë kanceri në mushkëri.

Fidel Castro at age 14 in Santiago de Cuba, in southern Cuba, 1940. Archivio GBB Contrasto/Redux

Legjenda e Kastros, si një revolucionar i madh që sakrifikon për popullin e tij, ruhet duke mbajtur të fshehtë detajet mbi jetën e tij. Rrëfimi i Sanchezit tregon Kastron e vërtetë: hakmarrës, me vetëpëlqim të jashtëzakonshëm, dhe i dhënë pas shpërthimeve fëmijërorë të humorit – të ashtuquajturat “stuhi tropikale”. “Mënyra më e mirë për të jetuar me të”, shkruante Sanchez, “ishte që të pranoje çdo gjë që ai thoshte dhe bënte”.
Nuk mund të kishte kohë më të mirë për daljen e librit. Administrata Obama sapo e ka hequr Kubën nga lista e shteteve mbështetës të terrorizmit, mes kritikave të forta nga mërgimtarët kubanë. Shqetësimet e tyre janë të kuptueshëm: Ndonëse thuhet se Kastro është tashmë i paaftë mendërisht, aparati i shërbimit të fshehtë që ai ndërtoi – i cili është i specializuar në dhunën për destabilizimin e demokracisë dhe trafikun e drogave dhe armëve – mbetet ashtu si ka qenë prej gjysmë shekulli. Sanchez ka parë me sytë e tij indiferencën e Kastros ndaj varfërisë në Kubë. El Comandante ka mbajtur fjalime pa fund, duke bërë thirrje për sakrifica revolucionare. Por ai jetonte mes luksit, me një ishull privat, një jaht, 20 shtëpi në të gjithë ishullin, një kuzhinier personal, një doktor me kohë të plotë si dhe një dietë të përzgjedhur dhe përgatitur me kujdes.

A mug shot of Fidel Castro taken in 1953. German GallegoÑDigital Press/Camera Press/Redux

Kur një kompani kanadeze ofroi të ndërtojë një kompleks sportiv për vendin, Kastro e përdori donacionin për një fushë basketbolli private. Kudo ku udhëtonte nëpër botë, shtrati i tij çmontohej dhe dërgohej përpara, me qëllim që të kishte komoditetin që kërkonte.

Kastro ishte i fiskuar me përhapjen e revolucionit të tij. Jashtë Havanës ishte ndërtuar një kamp i fshehtë i quajtur Puento Cero de Guanabo, ku siç shkruan Sanchez, “Kuba stërviste dhë këshillonte lëvizje guerilase (dhe organizata) nga e gjithë bota”. Rekrutë nga vende si Venezuela, Kolumbia, Kili dhe Nikaragua praktikonin rrëmbime avionësh dhe mësonin të përdornin eksplozivë.

“Kili i Salvador Allendesë në fillim të viteve 1970”,- shkruan Sanchez, “ishte padyshim vendi ku influenca e Kubës kishte penetruar më thellë. Fideli i kushtoi energji shumë të mëdha dhe burime këtij qëllimi”, dhe atje infiltruan shumë operativë të shërbimeve të fshehtë kubanë. Sanchezi kishte mësuar për atë që kishte ndodhur në Kili, përmes kryespiunit të famshëm revolucionar të Kastros, Manuel Pineiro, i cili “qëndronte gjithmonë përreth pallatit presidencial”, duke folur për të.

Raul Castro, in white, acts as a chauffeur for his brother, Fidel, in passenger seat, 1964. Grey VilletÑThe LIFE Images Collection/Getty Images

Regjimi kuban “penetroi dhe u infiltrua në enturazhin e Allendesë, me objektivin e krijimit të një aleati të pakushte në Santiago de Chile”. Marksistët Miguel Enriquez, udhëheqësi i Lëvizjes së Kilit për të Majtën Revolucionare dhe Andres Pascal Allende, bashkëthemelues i asaj lëvizje radikale dhe gjithashtu nip i presidentit Allende ishin njerëzit e Kastros, që ishin stërvitur në Kubë”.

Vajza e Allendesë, Beatriz u martua me një diplomat kuban në Santiago, bindi të atin që të dëbojë gardën presidenciale që ai kishte trashëguar. Ajo u zëvendësua nga “militantë të të majtës”, përfshirë edhe agjentë kubanë. Pas rrëzimit të Allendesë, Kastro vazhdoi të stërvisë rekrutë kilenë në Kubë. Një prej tyre ishte Juan Gutierrez Fischmann, që sipas Sanchezit “ishte i kërkuar prej një kohe të gjatë nga Interpoli” për rolin e tij në vrasjen e senatorit kilen, Jaime Guzman.

Fidel Castro with his command staff in a secret jungle hideout, 1958. From left: Guillermo Garcia, Ernesto Che Guevara, Universo Sanchez, Raul Castro (kneeling), Castro, Crescentio Perez, George Sotus and Juan Almeide. ullstein bild/Getty Images

Një ditë në vitin 1988, ndërkohë që Sanchez po qëndronte jashtë zyrës së Kastros, El Comandante priti ministrin e brendshëm. Kastro e udhëzoi Sanchezin që të mos ndiqte rutinën e përditshme e të mos e rregjistronte takimin.

Cuban revolutionary Fidel Castro (left) lights his cigar while Argentine revolutionary Che Guevara looks on in the early days of their guerrilla campaign in the Sierra Maestra Mountains of Cuba, circa 1956. Castro wears a military uniform while Guevara wears fatigues and a beret. Hulton Archive/Getty Images

Kur takimi u zgjat e u zgjat, Kastro nuk e hapi asnjëherë derën që të kërkonte uiski, si bënte zakonisht. Sanchezi, shumë kurioz vuri kufjet dhe nisi të dëgjojë. Ai i dëgjoi të dy tek flisnin “për një transaksion shumë të madh të trafikut të drogës, që po kryhej në nivelet më të lartë të shtetit”.

Një vit më vonë, Kastro urdhëroi që gjenerali Arnoldo Ochoa – heroi më i nderuar kuban, nga Gjiri i Derrave deri në konfliktin e Angolës – si dhe tre oficerë të lartë të ushtrisë, të pushkatoheshin për trafik droge.

Sanchezi arriti të kuptojë se “Fideli i përdorte njerëzit dhe më pas i hiqte qafe, pa u shqetësuar aspak”.
Eshtë historia e revolucionit kuban, por nuk është e qartë nëse administrata Obama e kupton.

Fidel Castro, second from right in back row, attends the wedding of a sister. Lee LockwoodÑThe LIFE Images Collection/Getty Images

 

Fidel Castro speaks to tobacco workers for whom he founded a new workers' town in Pinar del Rio, Cuba, on April 9, 1960. AP

Fidel Castro, a master orator, delivers a speech circa 1960. Sovfoto/UIG/Getty Images

Cuban leader Fidel Castro winds up to throw a baseball in 1964. Jung/ullstein bild/Getty Images

Grey VilletÑThe LIFE Images Collection/Getty Images

Rebel leader Fidel Castro, center, is interviewed by Ed Sullivan, on his right, during a visit to New York. Grey VilletÑThe LIFE Images Collection/Getty Images

At the height of the Soviet-Cuban cooperation, Nikita Khrushchev welcomes Cuban President Fidel Castro at the podium of the Kremlin in front of the Red Square in Moscow, 1961. Semyour RaskinÑMagnum Photos

Cuban President Fidel Castro delivers a long-winded speech, heaping abuse on the U.S., at the United Nations in New York on Sept. 26, 1960.

Cuban President Fidel Castro delivers a speech in Havana on Feb. 2, 2006, as Venezuelan President Hugo Chavez, having just been likened to Adolf Hitler by the Bush administration, received a U.N. prize named for Cuban independence hero Jose Mart’. Jose GoitiaÑGamma-Rapho/Getty Images

Cuban President Fidel Castro looks at Elian Gonzalez, a former castaway who was returned from the United States, during a party for his seventh birthday at a school in Cardenas, Cuba, on Dec. 6, 2000. Family members and teachers are seated in the background. Adalberto RoqueÑAFP/Getty Images

A screen grab from state-owned Cuban television shows late Venezuelan President Hugo Chavez holding the hand of Fidel Castro, his Cuban counterpart, in his sickbed in Havana on Sept. 1, 2006. Chavez visited Castro, who is recovering from intestinal surgery, on a stopover in Havana on his way back from a 10-day trip to China, Malaysia, Syria and Angola. AFP/Getty Images

Cuban President Raul Castro speaks with his brother, Fidel Castro, during the opening session of the National Assembly in Havana on Feb. 24, 2012. Raul Castro was named to a new five-year-term as president. Ismael FranciscoÑAP

Pope Francis and Fidel Castro embrace hands at a 40-minute meeting inside Castro's residence during the pontiff's trip to Havana on Sept. 20, 2015. Alex CastroÑAP

A window reflects an image of Fidel Castro in a working-class Havana neighborhood that attracts few tourists. Paolo PellegrinÑMagnum Photos

/The Wall Street Journal – Bota.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>