Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Seanca për Tahirin, ish-ministri do gjykohet te Krimet e Rënda

Nga Klodiana 0

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të mos pushojë çështjen për Tahirin, siç kishte kërkuar ish-ministri dhe të nisë gjykimin.

Seanca tek Krimet e Rënda nisi prej orës 10:00 të mëngjesit. Ish-ministri Tahiri ka kërkuar pushimin e çështjes nga gjyqtarja por në rast se kjo kërkesë nuk aprovohet, Tahiri do të kërkojë gjykim të shkurtuar por pa pranuar fajësinë në gjendjen që janë aktet, që të mos ketë zvarritje të çështjes.

Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet më 28 shkurt dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Kujtojmë që Tahiri dhe Jaeld Çela kërkojnë gjykim të shkurtuar, por pa pranuar fajësinë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej