Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Së shpejti tregëti online në Instagram

Nga Rexhina Biba 0

Instagram është një ndër rrjetet sociale më të përdorur në mbarë botën dhe çdo ditë na surpriozon me risitë e sjella.

Rrjeti social i fotografive në pronësi të Facebook shënoi ditën e sotme hapat e parë drejt tregtisë online e cila do të jetë fillimisht e disponueshme vetëm për distributorët amerikan.

Në një postim në blog ditën e sotme Instagram tha se distributorët do të ofrojnë deri në 5 fotografi të produktit që duan të shesin, shoqëruar nga detaje më specifike për të. Çdo produkt do të ketë bashkëngjitur një buton “Shop Now” i cili në momentin e klikimit do të drejtojë përdoruesit për në uebfaqen e distributorit ku mund të finalizojnë blerjen.

500 milion përdoruesit tani ka një arsye më tepër për të qëndruar më gjatë në rrjetin social. Aktualisht ky shërbim ofrohet vetëm nga 20 distributorë në SHBA. Do të jenë përdoruesit e iOS të cilët do të provojnë të parët këtë veçori në javët në vijim. Kompania nuk dha detaje se kur ky shërbim i ri do të ofrohet edhe në tregje të tjera.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>