Ka than' i moçmi: 

“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”
                                             -Naum Veqilharxhi

Se ç’më dalin ca xhevairë për aktualitetin…

Nga Media 0

Përgatiti Redon Veliu

Në fund të qershorit 1913 Qeveria e Përkoshme vendosi të dërgojë një komision në Romë dhe Vienë, për të theksuar pretendimet e Shqipërisë ndaj njërës prej krahinave të saj më të pastra dhe më të pasura, Çamërisë, e banuar prej 50,000 shqiptarësh myslimanë dhe 14.000 shqiptarësh ortodoksë e prej asnjë greku. Shpresat për të arritur diçka në këtë çështje ishin fare të pakta – ajo nuk varej as nga italianët, as nga austriakët, – por sidoqoftë duhej provuar.

Komisioni përbëhej nga kunati im Ajet bej Libohova, i cili sapo kishte ardhur nga Stambolli, prej meje dhe disa burrave të njohur nga Gjirokastra dhe Çamëria. Në Romë na pritën mirë. Po në pritjen që na bëri sekretari i shtetit për Punët e Jashtme, princi Skalea (Scalea), një anëtar i komisionit tonë, një farë R.F.,- në kohën e Mbretit Zog ai u bë madje edhe ministër i Jashtëm, – na vuri përpara një të papritur të pakëndshme. I shtyrë nga patriotizmi i tepruar, ai ra në gjunjë përpara diplomatit të ftohtë e racional të distancuar dhe thirri në menyrë patetike: “Excellence! Sauvez nous la Çamëri!”. Shqip: “Shkëlqesi na shpëtoni Çamërinë!”.

Ndërkohë që unë kisha hartuar një promemorje të gjatë, të cilën ia dorëzuam Ministrisë së Jashtme dhe shtypit. Në Vienë na pritën edhe më mirë, thuajse festive; zyrat shtetërore edhe private na krijuan të gjitha lehtësirat e mundshme, por nuk na dhanë asgjë më shumë se fjalë për vullnetin e tyre të mirë ndaj çështjes sonë. Ishte një kohë, kur në Austri nuk donin t’u kundërviheshin pretendimeve greke, sepse ishte më e udhës të përkrahej “kunati i perandorit të aleatit të madh”, sesa barinjtë dhe cubat shqiptarë!

Eqrem bej Vlora “Kujtime”, faqe 326

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej