Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

“Schwarzeneggeri” shqiptar i bodybuilding kërkon suksesin botëror

Nga Klodiana 0

Dy herë kampion kombëtar në Bodybuilding, Arbër Xhemali, po përgatitet për 2 konkurrime ndërkombëtare në fundin e tetorit 2017. Xhemali, pas 8 vitesh në Itali, është rikthyer në Shqipëri dhe prej 2015-s, ka hapur palestrën e tij “GESA Fitness”, ku i është përkushtuar bodybuilding-ut. Arbri ka garuar në Itali në vitin 2013 në kampionatin “ATENAS” e prej kohësh udhëhiqet nga trajneri i tij kulturist Alberto Clementi, një bodybuilder kampion i Italisë dhe fitues i tullit botëror në garat e WABBA dhe tashmë bodybuilder profesionist i IFBB.

Përkushtimi, stërvitja, disiplina dhe plani ushqimor strikt i kombinuar, sollën fitoren e titullin kampion kombëtar në Bodybuilding në vitin 2016, në kategorinë -90 kg, dhe kampion kombëtar në vitin 2017 në kategorinë -100 kg nga Arbër Xhemali. Tashmë është në fazën finale të javës së fundit, ku do të garojë në dy gara përzgjedhëse në Itali, më 28 dhe 29 tetor 2017, të organizuara nga WABBA International.

“Serge Nubret” Clasik (Gara e Bodybuilding  & Fitness) në Peruggia më 28 tetor 2017 është e vlefshme për përzgjedhjen dhe kualifikimet në Mister & Miss Universi 2017, që do të mbahet në Budapest, Hungari. Gara e dytë është “Troffeo 2 Torri” (Trofeu 2 Kullat), në datën 29 tetor. Në të dyja garat konkurron në disiplinën – 90kg. Xhemali mund të bëhet një Arnold Schwarzenegger, shanset janë që ai të marrë pjesë në “Mister Universi”.

Si model i bodybuilding në fotografi dhe video, Arbër Xhemali është bashke-realizues i videos motivuese “The Champ – Kampioni”, një produksion tërësisht shqiptar, ku ai bashkëpunoi me pasion si një person që dëshiron të motivojë aspirantët e jetës së shëndetshme, fitnesit dhe bodybuilding.

Kjo edhe për të arritur rezultate më të mira të mundshme në palestër dhe për t’u bërë “kampionët” që janë destinuar të bëhen. Duke u përkushtuar në të tilla arritje dhe standarte stërvitore profesionale tejet të larta, bodybuildingu shqiptar ka edhe një tjetër ambasador të denjë në garat ndërkombëtare. I urojmë kampionit tonë Arbër Xhemali, suksesin e merituar!

/konica.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej