Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Schmidt në takimin me Bashën: CSU krah PD-së në çdo sfidë

Nga Ejona 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Ministrin Federal të Agrikulturës dhe Ushqimit të Gjermanisë, njëkohësisht nën-Kryetar i CSU dhe zëdhënës për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në CSU, Christian Schmidt.

Basha ndau me Schmidt vlerësimin për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave Shqipëri-BE si dhe e falenderoi për mbeshtetjen e vazhdueshme që Gjermania, populli gjerman dhe CSU, i kanë dhënë Shqipërisë që nga hapat e para të demokracisë e deri me sot.

schhhNga ana e tij, zyrtari i lartë gjerman, ministri Schmidt vlerësoi rolin dhe kontributin e Partisë Demokratike në procesin e integrimit europian gjatë qeverisjes së saj, si dhe sot në opozitë, si edhe bashkëpunimin ndër vite mes Partise Demokratike dhe CSU-së. Ai shprehu dëshirën për themelimin e këtyre marrëdhënieve si dhe garantoi se CSU do të jetë në krah të Partisë Demokratike në cdo sfidë.

Kryetari i opozitës u ndal gjithashtu tek sfidat e mëdha që po has Shqipëria, mbi të gjitha me cështjet që kanë të bëjnë me krimin, korrupsionin, me drogën, me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me dekriminalizimin. Ai theksoi se problemi kryesor është moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>