Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Sashës ç’i panë sitë!

Nga Media 0

Nga Luljeta Progni

Sasha është personazhi më i ri që na shfaqet në skenën politike shqiptare. Është maçoku i Ilir Metës. Ata të dy dolën bashkë në një fotografi mbrëmë gjithë dashuri të përqafuar. Në atë kohë kryeministri Rama po fliste për mbarëvajtjen e marrëveshjes së tij me Metën në koalicion. Ishte me gazetaren Ilva Tare në një intervistë për t’u përgjigjur për situatën e trazuar politike, në qendër të së cilës është Ilir Meta i LSI-së. Rama po përpiqej të qetësonte shqiptarët se në aleancë me Ilir Metën, gjithçka shkon mirë.

 

Duhej ky sqarim, sepse ka qenë e ngjeshur me ngjarje kjo javë politike. U bë shkak shkarkimi i Ylli Manjani nga posti i ministrit të drejtësisë.

U shfaqën në media gjithfarëlloj skenarësh për shkarkimin e tij. Në këtë rrëmujë gjykimesh për këtë koalicion vërtitet papushim emri  i “Eskobarit” të drogës, Klement Balili, i cili në perceptimin e kryeministrit nuk është gjë tjetër veçse një “ditëzi”. Në të vërtetë SHBA-të, sipas Metës, kanë kërkuar të investohet gjithë shteti shqiptarë për ta kapur.

Patjetër që arat me cannabis janë aty në skenën e debateve bashkë me emrin e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin LSI po përpiqet të japë perceptimin që është ai përgjegjës për kanabizimin e Shqipërisë. Por, Rama është i vendosur dhe sqaron se Tahiri është ministër i suksesshëm e nuk merr urdhëra nga kurrkush për ta shkarkuar. Kryeministri flet edhe për reformat që sipas tij janë të suksesshme… shfajëson Ilir Beqen e shëntedësisë falas dhe konçesionet bashkë me PPP-të, (Partneritet Publik Privat) …pastaj kthehet sërish tek aleanca me Metën dhe përsërit që koalicioni PS-LSI vijon punën dhe nuk ka asnjë problem mes dy partive.

Në një tjetër krah, në të njëjtën ditë, Pandeli Majko deklaron që Ramën e Metën i mban bashkë pushteti. Ishte në SHBA Majko, kur e bëri këtë deklaratë që për konçidencë qëlloi të ishte dje, kur Rama e Meta po pozonin në pozicione të ndryshme duke dëshmuar “qetësinë dhe dashurinë” në raportet mes tyre.

Sasha,  pati ditën e parë të shfaqjes në publik për t’u bërë tashmë VIP si të zotët.

E sigurtë, e rrethuar me dashurinë e të zotit, Sasha i dëgjoi këto çudira të mëdha që zor se ia rrok truri i vogël. Ajo që e ka çuditur pa masë me siguri ka qënë shprehja e kryeministrit:

Shqiptarët e meritojnë që unë të duroj për hir të tyre”, e kishte fjalën për sulmet që i bëjnë kundërshtarë e aleatë. Mos e kishte fjalën edhe për të zotin e Sashës?!

Ndërkohë shqiptarët rrinë e bëjnë sehir, të sigurtë që Rama do bëjë si do bëjë e do vazhdojë të durojë për hir të tyre. Ai duroi me durim të madh Ylli Manjanin 15 muaj në kabinet, kishte duruar më parë Tom Doshin, kur ia bëri çorap marrëdhënien me LSI-në e Ilir Metën, duroi Koçon që desh ia çoi për çorape… partinë, duroi Elisa Spiropalin  e doganave, duroi Brisejda Shehaj që shkëlqeu në krye të tatimeve… po duron Nikollën që e ka bërë çorap arsimin…, po duron Lefter Kokën, po duron Ilir Beqen me shëndetësinë falas dhe konçesionet e tij, Arben Ahmetajn me ekonominë që po e ul varfërinë gjithnjë e më shumë, po duron Saimir Tahirin, eh sa ka duruar shpirti i tij e di. Po vazhdon të durojë se shqiptarët e meritojnë që Rama t’i durojë të gjithë këta.

Ndërsa Lulzim Basha po bëhet gati për protestë kundër qeverisë. Po kërkon t’i bindë shqiptarët që në vend të Ramës të shkojë ai, sepse do të durojë më shumë se ç’duron Rama në emër të tyre.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej