Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Sanremo/ Ermal Meta fiton mbrëmjen Cover me tokën e hidhur të Arbërit

Nga Rexhina Biba 0

Ermal Meta fiton mbrëmjen Cover në Sanremo. Ai u ringjit në skenën e festivalit kësaj here për të rikthyer një këngë të Domenico Modugno, të interpretuar në të njëjtën skenë në vitin 1961.

“Amara terra mia” ose në shqip “Toka ime e hidhur”.

Interpretimi i artistit shqiptar është pritur jashtëzakonisht ngrohtë, aq më tepër që kënga është shumë e dallueshme se është jo vetëm me motive, por është krejtësisht arbëreshe.

Në fund të interpretimit Ermal Metës i ka rrëshkitur një lot. A thua i kujtohet sa e hidhur është toka e tij? E hidhur sa nuk e braktis dot nga dashuria që ke për të.

http://www.raiplay.it/video/2017/02/Ermal-Meta—aposAmara-terra-miaapos—Cover-Sanremo–505c29eb-6ed9-4739-bc6e-e593c6e89130.html

https://www.youtube.com/watch?v=X6cvCte2xWo

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej