Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Samiti i Beogradit/ Rama përlaset me Vuçiç për çështjen e Kosovës dhe Trepçen

Nga Skenderi 0

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç debatuan për Kosovën, gjatë  Samitit të Beogradit për Sigurinë. Rama është shprehur se “sa më shpejt Serbia  të njohi  Kosovën aq më mirë do të jetë për rajonin”.

Gjithshtu debati mes dy Kryeministrave është tensionur edhe përsa i përket çështjes së Trepçës.

“Trepça është një minierë në Kosovë dhe ju çfarë bëni? Tani Trepçën nuk mund ta zhvendosni këtu në Beograd. Ajo është një minierë në Kosovë, kështu që nuk mund të ndryshohet. Por si mund të ecet përpara pa pastruar këto probleme” tha Rama.

Vuçiç ia ktheu me ironi duke thënë se në momentin që pa prezencë të madhe të medias kosovare, e dinte që “Edi do të bënte një politikë ditore”.

“Është politikan më i mirë se unë. Unë nuk thashë asgjë të keqe për homologët tanë nga Prishtina. Por, do të shpjegoj diçka: për Trepçën them se di më shumë se Edi. Nëse thotë se është çështje ekonomie, Prishtina bëri lëvizje të keqe për zhvillimin e saj. Nuk folën fare me serbët atje, por vazhduan procedurat dhe i shmangën ata. Jam i frustruar pasi kjo çështje na del këtu nga hiçi” tha Vuçiç.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej