Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Samiti i Diasporës/ Rama: Rol jetik për ekzistencën e Shqipërisë

Nga Klodiana 0

rama1

Kryeministri Edi Rama teksa i uroi mirëseardhje të pranishmeve në Samitin e Diasporës, deklaroi se për shumë kohë ‘Pallati i Brigadave’ ishte i mbylluar prej kohës si një burg, ndërsa tashmë është një pallat mbretëror, por që s’ka fjetur kurrë një mbret

Kreu i qeverisë ka theksuar se prania e 1 mijë shqiptarëve nga 40 shtete të botës ka një rëndësi të veçantë.

Ai ka shtuar se, diaspora duhet të shërbejë si një shkollë dijeje dhe jete, duke pasur parasysh suksesin e shqiptarëve në mërgim. Ndër të tjera, ai ka komentuar edhe mungesën e kreut të shtetit, Bujar Nishani dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, duke kërkuar një lloj ndjese në rast paqartësish në ftesën drejtuar atyre.

Në fillim të ceremonisë ishte ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që vlerësoi rëndësinë e kontributit të diasporës shqiptare në mbarë botën. Në fjalën e tij, Bushati shprehu bindjen se ky samit do të çelë një kapitull të ri për shqiptarët kudo që ata jetojnë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>