Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Salvini i vendosur: Do mbyllim aeroportet për charter-at me azilantë

Nga Klodiana 0

Zv/kryeministri italian njëherësh ministër i Brendshëm Matteo Salvini reagon sot ashpër ndaj informacioneve të ardhura nga Berlini se 2 avionë charter të mbushur me azilkërkues të dëbuar nga territori gjerman do të kthehen në Itali më datat 11 e 19 tetor.

“Nëse dikush në Berlin apo Bruksel mendon se do të shkarkoj në Itali dhjetëra emigrantë me fluturime të pa autorizuara, duhet të dinë se asnjë aeroport italian do të jetë i disponueshëm. Do të mbyllim të gjithë aeroportet, ashtu siç kemi mbyllur portet”, shkruan Salvini në rrjetet sociale Twitter e Facebook.

Mbërritja e charterit të parë me 40 emigrantë të dëbuar nga Gjermania drejt aeroportit Fiumicino të Romës, është parashikuar më datë 11 tetor, informojnë sot mediat italiane.

Me gjithë jo konfirmimet nga Ministria e Brendshme Italiane, sipas mediave qeveria gjermane ka marrë vendimin e ky fakt ka shkaktuar sot reagimin e fortë të ministrit Salvini.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej