Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Salihi mban Skënderbeun në garë për titull

Nga Klodiana 0

E nisi nga stoli, por shkodrani Hamdi Salihi rezultoi të ishte vendimtar në fitoren minimale të Skënderbeut ndaj Korabit të vendit të fundit në renditje.

Ilir Daja e nisi ndeshjen me shumë mungesa, ku binte në sy Latifi i pezulluar, por edhe Salihi, Muzaka dhe Predescu në stol. Megjithatë ishin korçarët ata që e dominuan pjesën e parë, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në pjesën e dytë, Daja vendosi të bëjë ndryshime duke hedhur në fushën e lojës Predescu-n dhe Salihin. Pikërisht ky i fundit rezultoi vendimtar në këtë takim, duke kthyer në gol një 11 metërsh të çuditshëm të fituar nga Lilaj.

Ky tre pikësh bën që Skënderbeu t’i bashkohet Partizanit në renditje me 38 pikë, 4 më pak se Kukësi i vendit të parë. Ndërsa për Korabin situata bëhet më e rëndë, duke mbetur në vendin e fundit me vetëm 11 pikë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>