Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Salianji, pas dëshmisë: Prokurorët ishin të qartë, s’ka dilema

Nga Media 0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji, foli për mediat pas dëshmisë që dha në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet për dosjen “Babalja”.

“Prokurorët ishin të qartë në lidhje me çështjen. Nuk ka asnjë dilemë. Sot jam person nën hetim për shkak të kallëzimit të Agron Xhafajt. Vetë Agroni kurrë nuk ka ardhur këtu si unë, vetëm erdhi për të kallëzuar”, tha Salianji.

Deputeti është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë. Akuza është ngritur në lidhje me audiopërgjimin e Albert Veliut dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, por që më pas, sipas hetimeve, rezultoi se bashkëbiseduesi i Veliut nuk ishte Agron Xhafaj, por Fredi Alizoti, një aktor që kishte imituar zërin e Agronit, kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë eurosh.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej